Ndërlidhjet

logo-print

Deputetët e BeH thirrje për ndalim të referendumit në Republikën Serbe


Kuvendi i BeH

Kuvendi i BeH

Dhjetë deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës i janë drejtuar publikisht me thirrje kryesuesve të Presidencës së BeH dhe Këshillit të Ministrave të BeH, Bakir Izetbegoviq dhe Denis Zvizdiq, që të organizojnë një bisedë me deputetët, ministrat dhe me kryetarët e partive parlamentare për shkak të vendimit për mbajtjen e referendumit në Republikën Serbe.

“Ju bëjmë thirrje publikisht që në ditët e ardhshme me urgjencë të organizoni bisedë me të gjitha partitë politike që nuk kanë marrë pjesë në marrjen e vendimit anti-Dayton dhe kundërkushtetues për mbajtjen e referendumit në entitetin e RS të Bosnjë Hercegovinës".

"Mbledhjen e kërkojmë me qëllim të vlerësimit të goditjes më të rëndë dhe më të rrezikshme mbi marrëveshjen e paqes të Dayton-it dhe Kushtetutën e BeH, që prej nënshkrimit të saj e deri sot’, thuhet në thirrjen që e kanë nënshkruar 10 deputetë.

Kuvendi popullor i Republikës Serbe ka miratuar më 15 korrik, në një mbledhje të jashtëzakonshme vendimin për shpalljen e refeendumit për Ditën e Republikës Serbe. (REL)

XS
SM
MD
LG