Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan shpall gjendje të jashtëzakonshme


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj, pas përpjekjes për grushtshtet më 15 korrik.

Duke folur në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan është zotuar se “të gjitha viruset brenda forcave të armatosura do të pastrohen”.

Auroritetet turke kanë arrestuar rreth 10,000 veta, nën dyshimet se kanë marrë pjesë në organizimin e grushtshtetit.

Mbi 600 shkolla janë mbyllur dhe mijëra punonjës shtetërorë janë pezulluar nga puna.

Sipas shifrave të qeverisë, 246 veta janë vrarë duke i rezistuar përpjekjes për puç.

XS
SM
MD
LG