Ndërlidhjet

Terroristët xhihadistë kërcënojnë Olimpiadën në Rio


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e inteligjencës e Brazilit tha se po analizon të gjitha kërcënimet kundër Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro, pasi një kanal xhihadist ka bërë thirrje për sulme kundër tyre.

“Shumë kërcënime janë hedhur poshtë dhe ato që meritojnë vëmendje po hetohen plotësisht”, tha agjencia e zbulimit.

Këtë javë, një kanal xhihadist, përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, ka bërë thirrje për sulme kundër Olimpiadës dhe ka dhënë detaje për objektivat dhe metodat.

Thuhet se përmes mesazheve është bërë thirrje të sulmohen edhe atletët perëndimorë.

Ekspertët e sigurisë thonë se Brazili nuk ka histori të aktivitetit xhihadist dhe as rrjete të vendosura terroriste, çfarë i bën të vështira sulmet komplekse në Olimpiadë.

Olimpiada nis më 5 gusht.

Lexoni edhe këtë:

Kosova dërgon 8 sportistë në Olimpiadën e saj të parë

XS
SM
MD
LG