Ndërlidhjet

Presidenti i BERZH-it do të vizitojë Kosovën


Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti.
Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Chakrabarti do të qëndrojë në Kosovë më 25 korrik.

“Ai do të takohet me zyrtarë të lartë të të tria vendeve për të diskutuar rëndësinë në rritje të Ballkanit Perëndimor për BERZH-in dhe rolin e tij në rajon”, thuhet në njoftimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

BERZH është një nga investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor.

Në Kosovë, BERZH ka investuar mbi 203 milionë euro në 48 projekte.

XS
SM
MD
LG