Ndërlidhjet

Iran: Në pjesën e trazuar juglindore arrestohen 40 “terroristë”


Pamje e kufirit iranian në Baluçistan

Pamje e kufirit iranian në Baluçistan

Mediat e Iranit raportojnë se autoritetet i kanë arrestuar 40 vetë të dyshuar për komplot për t’i sulmuar kapacitetet ushtarake në pjesën e trazuar juglindore, afër kufirit me Pakistanin.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Iran, IRNA, ka raportuar se këta të arrestuar i takojnë “grupit terrrorist”, por nuk e kanë dhënë emrin e tij.

Ministri i brendshëm iranian, Abdolreza Rahmani Fazli, tha se të arrestuarit e kishin gërmuar një tunel, të cilin kishin planifikuar ta përdorin për “kryerje të sulmeve në aktivitetet tona ushtarake”.

Më herët këtë muaj, katër kufitarë iranianë janë vrarë afër kufirit me Pakistanin.

Provinca juglindore e Iranit, Sistan-Baluçistan, që është në kufi me Pakistanin dhe Afganistanin, ishte skenë e luftimeve vdekjeprurëse gjatë javëve të fundit, ndërmjet kufitarëve iranianë dhe militantëve.

XS
SM
MD
LG