Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kërkohen masa të reja për luftën kundër IS-it


John Kerry (djathtas) dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, duke e kryesuar takimin në Uashington të ministrave të vendeve të koalicionit kundër Shtetit Islamik

John Kerry (djathtas) dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, duke e kryesuar takimin në Uashington të ministrave të vendeve të koalicionit kundër Shtetit Islamik

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot ka kërkuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ta shtoj bashkëpunimin në ndarjen e informacioneve dhe të jetë më efikas në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), derisa ky grup po synon rritjen e rekrutimeve duke përdorë gjuhë të reja dhe duke lëvizur në hapësira të reja.

Zoti Kerry tha në Uashington se koaliconi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po bën progres në luftën kundër Shtetit Islamik dhe se numri i militantëve të grupit është zvogëluar për një të tretën, raporton agjencia Reuters.

Sipas zotit Kerry, fitorja në përpjekjet për çlirimin e qytetit Mosul në Irak nga Shteti Islamik, do të ishte “pikë kritike e kthesës” në këtë luftë.

Megjithatë, sekretari Kerry u tha afro 30 ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm nga vendet anëtare të koalicionit në një mbledhje në Uashington, se janë të nevojshme përpjekje të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG