Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Prokuroria zhvillon hetime për rastin e nuses me kallashnikov


Ilustrim

Ilustrim

Prokuroria publike e Maqedonisë ka konfirmuar sot se i ka filluar hetimet për rastin e nuses nga Manastiri, e cila në dasmën e saj ka shtënë nga pushka automatike.

Partia më e madhe opozitare e Maqedonisë, Lidhja Socialdemokrate, para disa ditësh e ka publikuar fotografinë e nuses, e cila kishte shtënë nga kallashnikovi, duke theksuar se kjo nuse ishte sekretare e kryeshefit të policisë në Manastir, Marija Ristevska – Koleshkova, dhe se arma nga e cila ka shtënë ishte zyrtare.

Ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë, Mitko Çavkov, më herët ka thënë se Kontrolli i Ministrisë së brendshme të Maqedonisë tashmë po zhvillon hetime për këtë rast, por i ka hedhur poshtë pretendimet se arma ishte zyrtare, ka raportuar Televizioni kabllovik 24 Vesti.

XS
SM
MD
LG