Ndërlidhjet

OSBE: Përshëndetet miratimi i reformës së drejtësisë në Shqipëri


Prania e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) e ka përshëndetur miratimin e sotëm nëKuvendin e Shqipërisë të amandamenteve kushtetuese me qëllim të reformimit të sektorit të drejtësisë.

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së, theksohet se “kjo është e arritur fundamentale, që është mbështetur në mënyrë të prekshme nga shumë ekspertë dhe diplomatë ndërkombëtarë”.

Megjithatë theksohet se “reforma nuk është e vërtetë derisa ajo të mos ndjehet nga shtetasit e Shqipërisë në jetën e tyre të përditshme, në gjithë vendin”.

“Prania e OSBE-së ishte kontribues i përkushtuar dhe partner në procesin e reformës deri tash dhe është i gatshme për vazhdimin e mbështetjes aktive në të gjitha nivelet”, thuhet në fund të kumtesës së OSBE-së.

XS
SM
MD
LG