Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Të lihen anash “agjendat partiake”


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ftoi të gjitha subjektet politike që të lënë anash agjendat partiake dhe të jenë pjesë e proceseve që, sipas tij, forcojnë sovranitetin e shtetit, i hapin udhë liberalizmit të vizave dhe proceseve tjera integruese, si dhe krijojnë mundësi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Mustafa mori si shkas njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika e Surinames dhe tha se, me përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë në krye me SHBA-në, Kosova po bën hapa të mëdhenj në zhvillimin ekonomik, në proceset integruese euroatlantike dhe në fuqizimin e shtetit ligjor.

“E ardhmja e Kosovës është anëtarësia në Kombet e Bashkuara, në NATO dhe në gjirin e familjes evropiane”, shkroi Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Opozita në Kosovë është duke penguar aktualisht ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pasi thotë se me këtë marrëveshje Kosova humb territor.

Demarkacioni, në anën tjetër, është kusht që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG