Ndërlidhjet

logo-print

MPJ thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin zonën e sulmit në Munich

  • RFE /RL

ilustrim

ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës “që ndodhen në rajonin ku ka ndodhur sulmi t’i shmangen lëvizjeve”.

Në një komunikatë të saj, MPJ thotë se po përcjellë më “shqetësime të thella situatën” dhe se nga konsullata e Kosovës në Munich “ka marrë informacione se zona ku ka ndodhur sulmi është e banuar edhe me qytetarë të Kosovës”.

“MPJ u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në atë zonë, t’i lajmërojnë familjet e tyre dhe për informata të tjera e ndihmë të thërrasin në këtë numër telefoni emegjent të Konsullatës +491712818899

Në fund të komunikatës thuhet se MPJ po e përcjell situatën dhe “është në komunikim të vazhdueshëm me misionet diplomatike të Kosovës dhe autoritetet gjermane”

XS
SM
MD
LG