Ndërlidhjet

Kosova nderon viktimat e Munihut

  • RFE /RL

Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë ndezur qirinj në nderim te viktimave të sulmit, të premten, në Munih të Gjermanisë, kur u vranë 9 persona, në mesin e të cilëve tre shtetas nga Kosova.

E diela ishte ditë zie kombëtare, e shpallur nga Presidenti Thaci.

Gjatë mbrëmjes qytetarë të Kosovës, nën organizimin e Ministrisë së diasporës, kanë ndarë dhimbjen dhe kujtimin për vilktimat me ndezjen e qirinjëve në Sheshin Zahir Pajaziti.

Flamuj në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Kosovës janë ulur në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Munih të Gjermanisë, në ditën e zisë kombëtare për tre shtetasit e Kosovës që u vranë gjatë sulmit.

Të rinjtë nga Kosova të vrarë në Munih janë “Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër”.

MPJ e Kosovës në komunikatën e dërguar mbrëmjen e së shtunës njofton se është identifikuar së paku edhe një shtetase e Kosovës që rezulton në mesin e të plagosurve, ndërsa edhe dy të tjerë që mund të jenë nga Kosova.

“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Munih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanovic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Dhjetë persona, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, një 18 vjeçar gjermano-iranian, i lindur dhe rritur në Munih, janë vrarë gjatë sulmit.

Policia gjermane tha se “nuk janë gjetur dëshmi” të lidhjes me grupin Shteti Islamik në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit për sulmin ne Munih, por la të kuptohet se “kishte lidhje të qarta” me vrasësin masiv norvegjez Anders Behring Breivik.

I dyshuari i vetëm u gjet i vdekur vetëm një kilometër larg nga Qendra Tregtare Olympia ku ndodhën vrasjet, me gjasë i vetëvrarë në kokë, tha policia.

Autoritetet gjermane thanë se ai po i planifikonte sulmet për më shumë se një vit.

Zyrtarë të Qeverisë bavareze thanë se me gjasë ai kishte blerë revolen, të cilën e përdori për vrasjet, në mënyrë ilegale në të ashtuquajturin “rrjet i errët”

Tetë nga të vrarët ishin të rinj – dy turq, dy gjermanë, një hungarez, një grek dhe dy nga Kosova. Rreth 35 persona të tjerë u plagosën, por vetëm katër prej tyre kanë plagë nga plumbat.

Zyrtarë të qeverisë thanë në një konferencë me gazetarë se viktimat e suolmit nuk ishin objektiva specifike dhe nuk ishin as shokë të klasës së sulmuesit.

Shefi i njësisë për krime të policisë në Bavari, Robert Heimberger, tha se Sonboly ka vizituar vitin e kaluar qytetin e ëinnenden – një skenë e një sulmi në shkollë në vitin 2009 – dhe bëri fotografi.

Ai tha se prindërit e sulmuesit janë në gjendje shoku dhe nuk ka pasur mundësi të intervistohen.

Shefi i Policisë së Munihut, Hubertus Andrae, tha në një konferencë me gazetarë, të shtunën, se krimi dhe kryesi i tij absolutisht nuk kanë lidhje” me çështjen e fluksit të refugjatëve në Gjermani.

Andrae tha se sulmuesi – emri i të cilit nuk është zbuluar nga policia – ishte i obsesionuar me librat dhe shkrimet për vrasjet masive “që lidhen me maniakë”.

Prokurori i Mynihut, Steinkraus Koch, tha se i dyshuari kishte librin : "Rampage in Head: ëhy Students Kill" (Pse studentët vrasin).

Policia tha se “kishte një lidhje të qartë ndërmjet sulmit të Munihut me masakrën e para pesë vjetëve, kur u vranë 77 persona nga Breivik.

Njëzet e dy korriku i sulmit në Munih koincidon me 5-vjetorin e sulmeve në Norvegji.

Policia tha se sulmuesi vuante nga depresioni dhe se ishte në trajtim psikiatrik.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit të Munihut tha se Sonboly ka kaluar dy muaj i shtrirë në një institucion për kujdes mental në vitin 2015 dhe me vonë është trajtuar edhe jashtë tij.

I dyshuari kishte frikë nga kontakti me të tjerët dhe ishte në depresion", tha zëdhënësi.

Megjithëkëtë nuk ka dëshmi për çfarëdo motivi politik

Politikanët e lartë gjermanë kanë bërë thirrje për kontrolle më të rrepta të shitjes së armëve pas sulmeve në qendrën tregtare Olympia.

Shefi i policisë së Munihut u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë privatësinë e atyre që janë prekur nga sulmi, ditën e hënë kur të hapen shkollat. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG