Ndërlidhjet

Thaçi dhe Veseli shprehin dhimbje për viktimat e Munihut


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në faqen e tij në Facebook ka shkruar se lajmi edhe për viktimat nga Kosova, është shokues që e ka prekur tërë vendin.

“Sikur që sot bashkohemi me këtë dhimbje, ashtu bashkohemi në dënimin dhe luftimin e çdo forme të terrorizmit”, thotë Presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjithashtu përmes faqes së tij në Facebook ka shprehur “indinjatën për krimin makabër që ua mori jetën 9 qytetarëve të pafajshëm në Mynih, në mesin e të cilëve edhe tre bashkatdhetarë tanë”.

Veseli pasi ka shprehur ngushllime për rastin në fjalë ka “konsideruar se sulmet e tilla të tmerrshme nuk do të mundin të ndryshojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë të jetesës”.

XS
SM
MD
LG