Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: IS e merr përgjegjësinë për sulmin, mbi 60 të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Kabul ku cak ishin pjesëtarët e komunitetit minoritar shiit.

Lajmi i publikuar nga agjencitë ndërkombëtare është mbështetur në informacionin e publikuar nga Amaq, agjencia e lajmeve e grupit ekstremist.

“Dy luftetarë të Shtetit Islamik e kanë shpërthyer eksplozivin e vendosur në bel, gjatë demonstratës së shiitëve në qytetin e Kabulit në Afganistan”, është thënë në lajmin e shkurtër të publikuar nga Amaq.

Të dhënat për numrin e viktimave në këtë sulm po ndryshojnë çdo çast. Lajmi i fundit është se mbi 60 persona janë vrarë, ndërsa 142 të tjerë janë lënduar.

Minoriteti Hazara, kryesisht shiit në Afganistan e përbënë 9 % të popullatës.

XS
SM
MD
LG