Ndërlidhjet

E diela ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave në Munih


Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën, 24 korrik 2016, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit në Munih, në mesin e të cilave edhe tre shtetas nga Kosova,. Në njoftimin e Zyrës së Presidentit thuhet se dita e zisë shapllet edhe “në solidarizim me popullin gjerman”.

“Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Tre nga nëntë viktimat e sulmit më armë zjarri, nga një i ri gjermano-iranian, janë të rinj nga Kosova, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

XS
SM
MD
LG