Ndërlidhjet

logo-print

Fillojnë luftime kundër IS-it në Sirinë veriore


Forcat kurde avancojnë drejt Manbij -

Forcat kurde avancojnë drejt Manbij -

Luftetarët e grupit militant, Shteti Islamik janë përballur me forcat e përkrahura nga SHBA-të në një zonë të kontrolluar nga IS-i në Sirinë veriore.

Dhuna është nisur pas një afati prej 48 orësh i dhënë ndaj militantëve të IS-it që të largohen nga qyteti i rrethuar i Manbijit.

Ndërkohë ka shqetësime për fatin e dhjetëra mijëra civilëve që janë të ngujuar në këtë qytet, një zonë e kontrolluar nga IS-it e konsideruar si rrugë kyqe për furnizimin e Rakës, që IS e ka shpallur kryeqytetin e vet.

Forcat Demokratike Kurde të Sirisë të përkrahura nga SHBA-të e kanë rrethuar Manbij, por nuk kanë hyrë në qendër të qytetit me qëllim që të evitojnë viktimat në civilë.

Ndërkohë sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga amerikanët janë fajësuar për vrasjen e 56 civilëve në dhe përreth Manbijit më 19 korrik.

XS
SM
MD
LG