Ndërlidhjet

logo-print

Clinton e prezanton bashkë-kandidatin e saj, Kaine


Hillary Clinton dhe Senatori Kaine

Hillary Clinton dhe Senatori Kaine

Kandidatja për president e Partisë Demokratike amerikane, Hillary Clinton edhe formalisht e ka prezantuar bashkëgaruesin e saj në këto zgjedhje, senatorin, Tim Kaine.

Gjatë një mitingu në Miami më 23 korrik, Clinton e ka lavdëruar Kaine si antitezë e rivalit të saj republican, Donald Trump.

“Senatori Tim Kaine është gjithcka që Donald Trump dhe Mike Pence nuk janë”, ka thënë Clinton.

Clinton e ka nënvizuar gjatë fjalimit “përkushtimin jetësor ndaj drejtësisë sociale” të Kaine, por edhe sukseset e tij si avokat për të drejta të njeriut dhe kohën e kaluar si misionarë në Amerikën Qëndrore.

Kaine doli në foltore më pas, ndërsa masën e tubuar e ka përshendetur në gjuhën spanjolle për cka është mori shumë duartrokitje. AI e përshkroi vetën dhe Clinton si “miqë të përbetuar” për të luftuar dhe mundur Trump.

Kaine është ish guvernator i Virginias, një shtet ky që mund të luaj rol të rëndësishëm në zgjedhjet e nëntorit.

Kaine, 58 vjecar, flet rrjedhshëm spanjisht ndërsa në Senat është aktiv në temat që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtrinë.

XS
SM
MD
LG