Ndërlidhjet

Ghani: Hakmarrje ndaj atyre që vranë 80 njerëz


Presidenti afgan, Ashraf Ghani

Presidenti afgan, Ashraf Ghani

Presidenti afgan, Ashraf Ghani është zotuar se do të “hakmerret” kundër personave përgjegjës për sulmin vetvrasës në Kabul i cili mori jetën e 80 personave, sulmi më i rëndë që e ka goditur kryeqytetin afgan prej okupimit të udhëhequr nga amerikanët në vitin 2001.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme vetvrasëse që sipas ministrisë së brendshme ka vrarë së paku 80 persona dhe ka lënduar 231 të tjerë, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sulmi kishte cak kryesisht pjesëtarët e minoritetit Hazara, mijëra prej të cilëve ishin duke protestuar rreth një linje elektrike.

Gjatë një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive më 23 korrik, Ghani ka thënë: “Ju premtoj se do të hakmerrem kundër keqbërësve”.

“E kam urdhëruar kryeprokurorin që të themeojë një komision për hetimin e incidentit”, ka thënë më tej ai dhe ka shtuar se 24 korriku do të jetë ditë zie në vend.

XS
SM
MD
LG