Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohet këshillitari dhe nipi i Gylenit


Kleriku turk, Fethullah Gulen,
Kleriku turk, Fethullah Gulen,

Zyrtarët në Turqi thonë se e kanë paraburgosur një zyrtar të lartë të lëvizjes së Fetullah Gylenit, të cilin Ankaraja e fajëson për grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut.

Zyrtarët thonë se Hail Hanci, i përshkruar si “krahu i djathtë” i Gylenit është paraburgosur më 23 korrik në krahinën Trabzon. Zyrtari ka thënë se Hanci “duket” sikur ka hyrë në shtet dy ditë para grusht shtetit të dështuar.

Gylen, kleriku që jeton në ekzil të vetshpallur në SHBA, ka hedhur poshtë përfshirjen në këtë grusht shtet.

Më 23 korrik, zyrtarët kanë thënë se e kanë arrestuar edhe nipin e Gylenit, Muhammed Sait Gylen.

Në një komunikatë të lexuar në televizionet turke, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se në tërësi janë arrestuar 13 156 persona në lidhje me grusht shtetin e dështuar, përfshirë edhe 126 gjeneralë.

“Shteti e e ka kaluar në tërësi sëmundjen e tij dhe tani po përmirësohet”, ka thënë Erdogan. ​

Lexoni edhe këtë: Turqia me presion të fuqishëm global kundër Gulenit

XS
SM
MD
LG