Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Tigrat e vrasin një grua që deshi ta shpëtojë shoqen 


Ilustrim

Ilustrim

Tigrat në një park kombëtar në Peking e kanë vrarë një grua ndërsa një tjetër e kanë lënduar, pasi njëra ka dal nga makina në prani të kafshëve të egra.

Lajmi i dhënë nga agjencia franceze e lajmeve, AFP mbështetur në raportimet e mediave kineze thotë se gruaja e parë doli nga vetura pasi u fjalos me bashkëudhëtaren e saj. Në atë moment, një nga tigrat e sulmon atë dhe e tërheq zvarrë, duke e nxitur edhe gruan tjetër që të dal nga vetura për t’i ofruar ndihmë viktimës.

Një tjetër tigër e kafshon gruan e dytë dhe e vret, dhe më pas trupin e saj të pajetë e tërheq më në thellësi të parkut.

Të dy gratë kanë qenë në shoqëri të një burri, i cili ka bërë përpjekje për t’i shpëtuar ato, dhe një fëmije i cili nuk është lënduar.

Parku kombëtar është mbyllur pas këtij rasti.

Parku lejon që vizitorët të futen me makina në zonën ku edhe kafshët lëvizin të lirë, mirëpo me paralajmërimin që të mos dalin nga veturat.

XS
SM
MD
LG