Ndërlidhjet

Sulmuesi i dyshuar i Mynihut ka qenë pacient i psikiatrisë 


Polic gjerman gjatë aksionit më 22 korrik kur ndodhi sulmi në Mynih
Polic gjerman gjatë aksionit më 22 korrik kur ndodhi sulmi në Mynih

Autoritetet gjermane kanë thënë se personi qe dyshohet se e kreu sulmin e 22 korrikut në Mynih vitin e kaluar ka qenë për dy muaj pacient i në trajtimi psikiatrik si pasojë e depresionit.

Thomas Steinkraus-Koch, zëdhënës i Prokurorisë së Mynihut ka thënë sot para gazetarëve se 18 vjeçari gjerman me origjinë nga Irani “është trajtuar në vitin 2015”.

Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si Ali Sonboly, i lindur dhe rritur në Mynih, por me prejardhje familjare nga Irani. Policia ka thënë se ai është gjetur i vdekur 1 kilometër larg vendit ku e ka nisur sulmin, ndërsa mundësitë më të mëdha janë që ai ka bërë vetvrasje.

Steinkraus-Koch thotë se ai ka vuajtur nga “frika e kontaktit me të tjerët” dhe forma të tjera të deprsionit.

Shefi i policisë së landit të Bavarisë, Robert Heimberg ka thënë sot se i dyshuari e ka planifikuar sulmin e 22 korrikut për një vit.

XS
SM
MD
LG