Ndërlidhjet

logo-print

Obama kundërshton deklarimet e Trump për NATO-n 


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se sygjerimet e kandidatit republikan për president, Donald Trump se Uashingtoni mund të mos përkrahë ushtarakisht aleatët e NATO-s në Baltik nëse ato okupohen nga Rusiademonstron “mungesë e përgatitjes” për politikë të jashtme.

Obama, gjatë një interviste televizive ka thënë se komentet e fundit të Trump se ai fillimisht do e rishikonte nëse ato shtete i kanë përmbushur obligimet e tyre financiare ndaj NATO-s para se të vendos a do t’i mbrojë ato nga një okupim rus minon “parimin kryesor” të aleancës.

“Ka një dallim të madh në mes të sfidimit të aleatëve tanë evropianë rreth shpenzimeve të tyre për ushtrinë, veçanërisht në një kohë kur Rusia është bërë më agresive, duke iu thënë atyre: ‘E dini çfarë? Ne ka mundësi që të mos e respektojmë parimin bazë të aleancës më të rëndësishme në histori të botës’”, ka thënë Obama gjatë intervistës për programin “Face the Nation” të “CBS Neës”.

Duke mos i ofruar ndihmë një aleati të NATO-s që është i sulmuar do të shkilte edhe Nenin 5 të statutit të aleancës e cila thotë se një sulm në një anëtar konsiderohet sulm ndaj çdo anëtari.

Obama ka shtuar se komentet e Trump gjatë një interviste për gazetën “The Neë York Times” e publikuar më 20 korrik janë “shenjë e mungesës së përgatitjes që ai e ka shfaqur kur janë në pyetje çështjet rreth politikës së jashtme”.

XS
SM
MD
LG