Ndërlidhjet

Sulmuesi në Reutlingen është azil kërkues nga Siria 


Ilustrim
Ilustrim

Polica gjermane thotë se një azil kërkues nga Siria e ka vrarë një grua me hanxhar dhe ka plagosur dy të tjerë në qytetin jugperëndimor të Reutlingenit.

Autori i sulmit është arrestuar nga policia.

Policia në këtë qytet gjerman ka thënë përmes një komunikate se i dyshuari 24 vjeçar e ka sulmuar një grua me hanxhar në afërsi të stacionit qëndror të trenit, ndërsa ajo ka vdekur më pas si pasojë e lëndimeve.

Policia thtoë se sulmi ka ndodhur pasi sulmuesi dhe viktima janë fjalosur dhe se ai ka vepruar i vetëm. Por, policia nuk ka ofruar asnjë informacion rreth motivit.

Gjermania së fundi është tronditur nga disa sulme.

Më 18 korrik një azil kërkues 17 vjeçar që besohet se ishte nga Afganistani apo Pakistani është vrarë nga policia pasi ka plagosur disa pasagjerë të një treni me sëpatë dhe thikë në jug të Gjermanisë.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjëisnë për sulmin ndonëse autoritetet gjermane thonë se sulmuesi nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me organizatën terroriste.

Më 22 korrik, nëntë persona janë vrarë gjatë një sulmi me armë në një qendër tregtare nga një gjerman 18 vjeçar me origjinë nga Irani i cili më vonë besohet se e ka vrarë vetën.

Në mesin e viktimave janë identifikuar edhe tre qytetarë të rinj nga Kosova.

XS
SM
MD
LG