Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmet ajrore të regjimit janë goditur spitalet në Alepo


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin Alepo në Siri
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin Alepo në Siri

Aktivistët e Sirisë thonë se katër spitale në qytetin e shkatërruar nga lufta, Alepo, janë bombarduar nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë pardje, duke rrezikuar ndërprerjen e trajtimit mjekësor për afro 200 mijë civilë, që jetojnë në hapësirat e kontrolluarara nga grupet kryengritëse.

Aktivistët thanë mbrëmë se sulmet ajrore kishin filluar natën më 23 korrik dhe kishin zgjatur deri në mëngjes dhe se në mesin e pesë të vrarëve ishte një fëmijë.

Rusia, aleate e regjimit sirian, rregullisht i ka marrë në shënjestër hapësirat nën kontrollion e kryengritësve në qytetin Alepo, me sulme ajrore.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në rrjetin Twitter ka thënë se raportet për sulmet në Alepo janë “lajme tmerruese”.

XS
SM
MD
LG