Ndërlidhjet

Së paku dy të vrarë nga të shtënat në një klub nate në Floridë


Policia amerikane gjatë një aksioni
Policia amerikane gjatë një aksioni

Mediat amerikane raportojnë se së paku dy vetë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur, nga të shtënat në një klub nate në Floridë sot herët në mëngjes.

Policia tha se të shtënat kanë ndodhur në Club Blu në Fort Myers, ku po zhvillohej një ngjarje për të rinjtë, ka raportuar rrjeti lokal WBBH, që është i lidhur me NBC-në.

Në disa raporte thuhet se njëri nga personat e vrarë ishte një djalosh 14 vjeçar.

Nuk ka pasur informacione të menjëhershme lidhur me të dyshuarit eventualë ose rrethanat e tjera.

XS
SM
MD
LG