Ndërlidhjet

Gjermani: Hetohen 60 azilkërkues për lidhje të dyshuara terroriste


Policia speciale e ka bllokuar rrugën pas sulmit të mbrëmshëm të një migranti sirian

Policia speciale e ka bllokuar rrugën pas sulmit të mbrëmshëm të një migranti sirian

Autoritetet gjermane po zhvillojnë hetime për 60 azilkërkues të dyshuar për lidhje të mundshme me organizata terroriste, përfshirë Shtetin Islamik, ka thënë sot Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA).

“Duke pasur parasysh lëvizjen migruese në Gjermani, ne duhet të vlerësojmë se ekzistojnë anëtarë aktivë ose ish-anëtarë, mbështetës dhe simpatizues të organizatave terroriste dhe kriminelë lufte islamikë, në mesin e refugjatëv”, tha BKA.

Në deklaratë mëtutje theksohet se policia aktualisht nuk ka ndonjë indikacion konkret për plane eventuale të sulmeve.

Policia i ka marrë 410 informacione nga autoritetet lokale të 16 shteteve federale gjermane, për terroristët e mundshëm në mesin e refugjatëve.

Për më pak se një javë në Gjermani kanë ndodhur katër sulme vdekjeprurëse, ndërsa tri prej tyre janë ndërmarrë nga azilkërkuesit.

XS
SM
MD
LG