Ndërlidhjet

Prokuroria në Kosovë ngrit aktakuzë kundër një shtetasi iranian


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër një shtetasi iranian për katër vepra penale nga Ligji për Parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit.

Në një komunikatë për media nga Prokuroria, thuhet se “sipas aktakuzës, gjatë vitit 2014 dhe 2015, në xhirollogarinë e OJQ-ës “Kur’ani” drejtor i së cilës është i akuzuari H.A.B., janë deponuar donacione në shuma të ndryshme të parave, për të cilat nuk ka kërkuar lejim të pranimit të tyre nga Njësia për Inteligjencë Financiare, siç kërkohet sipas ligjit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari H.A.B. nuk i ka ruajtur të gjitha llogaritë, të cilat dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e organizatës. Nga viti 2005 deri në gusht 2015 ka pranuar donacione në shumën mbi579 mijë euro, përderisa tërheqjet janë në shumë prej mbi 871 mijë euro.

PSRK, në aktakuzë, ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00 €, si dhe dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG