Ndërlidhjet

Mustafa në SHBA, i pranishëm edhe në Konventën e demokratëve


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa - Arkiv
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa - Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të jetë i pranishëm sonte në hapjen e Konventës së Partisë Demokrate të SHBA-ve në Filadelfia.

Njoftimi zyrtar i qeverisë thotë se Mustafa po qëndron në SHBA me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik të SHBA-ve, (NDI) për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtarë të Liderëve.

“Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Mustafa do të marrë pjesë edhe në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zhvillohet në Filadelfia, ku do të bëhet nominimi zyrtar i kandidates demokrate për Presidente të SHBA-ve, mikes së madhe të Kosovës, Hillary Clinton”, thotë komunikata e qeverisë.

Gjatë pjesëmarrjes në këto dy ngjarje, njoftimi i qeverisë thotë se kryeministri “do të takojë edhe liderë të shteteve dhe përfaqësues të lartë amerikanë”.

XS
SM
MD
LG