Ndërlidhjet

Sanders sërish përkrahë Clinton


Senatori Bernie Sanders së bashku me kandidaten demokrate për president, Hillary Clinton - 11 korrik 2016

Senatori Bernie Sanders së bashku me kandidaten demokrate për president, Hillary Clinton - 11 korrik 2016

Senatori Bernie Sanders i ka ofruar sërish përkrahje kandidates së Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton pavarësisht skandalit me rrjedhjen në media të komunikimeve të brendshme partiake.

Gjatë një fjalimi pak orë para fillimit të Konventës Kombëtare të Demokratëve, Sanders ka treguar se nuk do të rebelohet kundër kandidaturës së Clinton.

“Ne duhet ta mundim Donald Trump. Dhe, ne duhet ta zgjedhim Hillary Clinton dhe Tim Kaine”, ka thënë Sanders para delegatëve përkrahës të tij, një pjesë e të cilëve e kanë kundërshtuar këtë deklaratë duke thirrur “ne e duam Bernin”.

Faqja e internetit, “Wikileaks” ka publikuar një mori komunikimesh përmes postës elektronike që tregonin se si pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik e kanë favorizuar Hillary Clinton, ndaj rivalit të saj, Bernie Sanders, gjatë zgjedhjeve partiake për të siguruar nominimin e partisë.

Kampi i Clinton e ka akuzuar Rusinë se ka ndërhyrë në kompjuterët e partisë, ndërsa komunikimet e brendshme janë publikuar për t’i ndihmuar rivalit të Clinton nga republikanët, Donald Trump.

FBI ka njoftuar se është duke hetuar këto akuza.

XS
SM
MD
LG