Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Një person vret së paku 19 veta më thikë 


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 19 veta janë vrarë gjatë një sulmi me thikë në një qendër për kujdesin ndaj personave me aftësi të kufizuara afër kryeqytetit japonez, Tokio.

Së paku 45 persona të tjerë raportohet se janë plagosur nga i njejti sulmues, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Policia në Sagamihara, në prefekturën Kanagaëa, e ka arrestuar të dyshuarin, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, pasi ai është dorëzuar vet.

Ndërsa “japantimes.com” shkruan se personi i dyshuar si autor i sulmit i ka thënë policisë se ai ka punuar në këtë qendër.

Numri i viktimave mund të rritet raportojnë mediat japoneze, ndërsa zyrtarët e vendit thonë se të paktën 19 veta nuk kanë treguar shenja jete.

Qendra në fjalë ofron qëndrim dhe kujdes brenda hapësirës së vet për persona me aftësi të kufizuara, ndërsa objekti e ka edhe një pishinë, hapësirë për ushtrime fizike dhe një klinikë.

XS
SM
MD
LG