Ndërlidhjet

Bangladesh: Vriten 9 militantë të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim

Policia në Bangladesh ka vrarë nëntë militantë të dyshuar gjatë një përballje me armë zjarri në kryeqytetin Daka.

“Të gjithë ata i takojnë një grupi militant, por ende nuk është e qartë se cilit grup”, ka thënë një burim policor për agjencitë perëndimore të lajmeve.

Një i dyshuar është arrestuar gjatë bastisjeve në një zonë banimi.

Gjatë ditëve të fundit janë arrestuar disa militantë në kërkim të atyre që janë përgjegjës për vrasjen masive në një restaurant të Dakas në fillim të korrikut, kur 20 persona, kryesisht të huaj, u vranë.

Policia beson që shumë ekstremistë janë ende duke u fshehur dhe ndoshta janë duke planifikuar sulme të tjera.

Bangladeshi është përballur me vrasje të shumta gjatë 18 muajve të fundit duke pasur cak liberalët apo pjesëtarët e grupeve minoritare, vrasje këto për të cilat qeveria i fajëson dy grupe radikale të brendshme.

XS
SM
MD
LG