Ndërlidhjet

OKB: Hidhet poshtë bllokada ndaj vëzhguesve të lirisë së mediave 


Këshilli i Sigurimit i OKB-së - New York
Këshilli i Sigurimit i OKB-së - New York

Një këshill i Kombeve të Bashkuara e ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë, Kinës, Pakistanit, Azerbajxhanit dhe disa vendeve të tjera për të bllokuar akreditimin e grupit vëzhgues të lirisë së mediave, “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve”.

Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së iu ka siguruar grupit të gazetarëve status këshillues dhe qasje në ngjarjet e Kombeve të Bashkuara më 40 vota pro dhe pesë kundër.

Kina dhe Rusia që në muajin maj e kanë udhëhequr fushatën për bllokimin e grupit në fjalë, e kanë kundërshtuar këtë votim duke thënë se për këtë tashmë marrë vendim.

Mirëpo, ambasadorja amerikane në OKB-së, Samantha Poëer ka thënë se refuzimi i këtij grupi është “ofendues” dhe “minon kredibilitetin e OKB-së kur ne iu bëjmë thirrje qeverive që të respektojnë të drejtat e shoqërisë civile brenda shteteve të tyre”.

XS
SM
MD
LG