Ndërlidhjet

Nderime për Enver Zymberajn në përvjetorin e vrasjes

  • RFE /RL

Në 5 vjetorin e vrasjes së pjesëtarit të policisë, Enver Zymberaj, në aksionin e Policisë në pjesën veriore të Kosovës në korrik të vitit 2011, është organizuar një ceremoni përkujtimore në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatores së policit Zymberaj në kompleks dhe gjatë ditës kanë vizituar familjen e policit të vrarë dhe kanë bërë nderime tek varri i tij në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberaj u vra në aksionin e Policisë së Kosovës në përpjekje për, siç u tha, vendosjen e kontrollit në dy pika kufitare në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.

Dy ditë pas aksionit Zymberaj u shpall Hero i Kosovës, me një vendim të Presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga.

Aksioni i Policisë së Kosovës në korrik të vitit 2011 në pjesën veriore të Kosovës, i kryer me vendim të qeverisë, u cilësua si “i ngutshëm dhe pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare”.

Ai shkaktoi edhe reagimin e pjesëtarëve të komunitetit serb, që vendosën në ditën e aksionit barrikada në rrugët kryesore në veri.

XS
SM
MD
LG