Ndërlidhjet

logo-print

IS-i pretendon se “ushtarët” e tij e vranë priftin francez në kishë


Prania e policisë franceze afër kishës ku është vrarë jë prift

Prania e policisë franceze afër kishës ku është vrarë jë prift

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një kishë në Francë, duke thënë se vrasësit ishin “ushtarë” të tij.

Dy sulmuesit, që kishin shprehur besnikëri ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, e kanë vrarë sot një prif me thikë brenda një kishte katolike në rajonin e Normandisë në Francë.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, tha se të dy sulmuesit janë qëlluar për vdekje nga policia, kur ata kishin dalë jashtë kishës.

Autoritetet thanë se janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Mediat franceze kanë raportuar se sulmuesit ia kishin prerë qafën priftit, Jacques Hamel, 84 vjeçar.

Dy murgesha dhe disa besimtarë raportohej se ishin zënë peng nga sulmuesit.

Ministria e brendshme tha se një tjetër person i zënë peng ishte plagosur dhe ishte në gjendje “ndërmjet jetës e vdekjes”.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka dënuar vrasjen, ndërsa sulmin e ka cilësuar si “sulm terrorist i turpshëm”.

Vatikani ka vlerësuar se kjo ishte “vrasje barbare”.

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se “e gjithë Franca dhe të gjithë katolikët janë plagosur dhe ne të gjithë qëndrojmë së bashku”.

XS
SM
MD
LG