Ndërlidhjet

Së paku 85 sportistëve rusë nuk u lejohet pjesëmarrja në Olimpiadë


Gjithsej 85 prej 387 sportistëve të seleksionit olimpik të Rusisë, nuk u lejohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike 2016, për shkak të programit të dopingut të sponzorizuar nga shteti.

Ky numër i sportistëve të Rusisë mund të rritet derisa priten vendimet e federative ndërkombëtare sportive gjatë ditëve të ardhshme.

Moslejimi i sportistëve të Rusisë për të marrë pjesë në Olimpiadën Verore, që fillon në muajin gusht në Brazil, ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.

XS
SM
MD
LG