Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dënohet sulmi në kishën në Francë


Pjesëtarët e policisë së Francës nëpër rrugët e vendbanimit në Normandi ku u vra një prift katolik

Pjesëtarët e policisë së Francës nëpër rrugët e vendbanimit në Normandi ku u vra një prift katolik

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar me “fjalët më të ashpra të mundshme” sulmin në një kishë në Francë, nga i cili u vra një prift 86 vjeçar.

Për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Sulmi ishte kryer nga dy individë, të cilët janë vrarë nga policia.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ned Price, tha se Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për mbrojtjen e lirisë së religjionit dhe të të gjitha feve. Ai theksoi se ky përkushtim nuk do të zbehet për shkak të sulmit të sotëm në rajonin e Normandisë në Francë.

Zëdhënësi Price, po ashtu, e ka lavdëruar atë që ai tha se ishte “përgjigje e shpejtë dhe e vendosur” e autoriteteve për zbatimin e ligjit në Francë.

XS
SM
MD
LG