Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Rusia ndoshta i ka rrjedhur emailat për të ndikuar në zgjedhje


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se është e mundshme që Rusia ka dorë në rrjedhjen madhore të emailave të Partisë Demokratike, javën e kaluar, dhe kishte për qëllim të ndikoj në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Çdogjë është e mundshme”, tha Obama mbrëmë vonë në intervistën për rrjetin NBC dhe ka shtuar se “ajo që ne e dimë është se rusët kanë depërtuar në sistemet tona, jo vetëm në ato qeveritare por edhe në sistemet private”.

Mëtutje, zoti Obama theksoi se rivali i kandidates demokrate për presidente, Hillary Clinton, republikani, Donald Trump, “në mënyrë të përsëritur ka shprehur admirim për Vladimir Putinin” dhe ka thënë se ai dëshiron të punoj me Rusinë më për së afërti për t’i zgjidhur problemet globale, siç është lufta kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

“Unë bazohem në atë që e ka thënë vetë Trump dhe mendoj se ai ka pasur raportim mjaft të favorshëm në Rusi”, tha Barack Obama.

XS
SM
MD
LG