Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Arrestim i gjeneralëve të lartë në misionin e NATO-s


Pamje nga një arrestim në Turqi pas puçit të dështuar

Pamje nga një arrestim në Turqi pas puçit të dështuar

Turqia dje e ka zgjeruar goditjen pas grushtshtetit të dështuar, duke i arrestuar gjeneralët e lartë të ushtrisë turke, që shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan.

Mediat turke kanë raportuar se gjeneral majori, Mehmet Cahit Bakir, dhe gjeneral i brigadës, Sener Topuc, janë arrestuar nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, të dyshuar se kanë lidhje me përpjekjen për puç më 15 korrik kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjeneral Bakiri është komandant i task forcës turke të NATO-s në Afganistan, ndërsa Topuc ishte shef i Departamentit të emërimeve për Forcat tokësore turke.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, ka raportuar se arrestimi i tyre ishte rezultat i bashkëpunimit ndërmjet inteligjencës së Turqisë dhe autoriteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një zëdhënës i NATO-s në Afganista tha dje se “kontigjenti i Turqisë e vazhdon misionin”, pa bërë komentime të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG