Ndërlidhjet

Ushtria izraelite e ka vrarë palestinezin e akuzuar për vrasje të rabinit


Pamje e ushtraëve izraelitë gjatë një aksioni të mëparshëm
Pamje e ushtraëve izraelitë gjatë një aksioni të mëparshëm

Ushtria e Izraelit thotë se e ka vrarë në militant palestinez të akuzuar për vrasjen e një rabini.

Ky palestinez 29 vjeçar, i cili e kishte kryer sulmin, është vrarë gjatë këmbimit të zjarrit me ushtarët, ka njoftuar sot armata e Izraelit. Janë arrestuar tre vetë.

Rabini, Michael Mark, 48 vjeçar, që është baba i 10 fëmijëve, është vrarë dhe tre anëtarë të familjes së tij ishin plagosur, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr në veturën e tij në Hebron, më 1 korrik.

Ushtria e Izraelit tha se pas gati një muaj të kërkimit të autorëve të sulmit, forcat e sigurisë ishin fokusuar në një celulë të lëvizjes Hamas, që kishte dorë në sulm. U tha se trupat e kishin rrethuar shtëpinë, ku të dyshuarit po fsheheshin.

Ndërhyrja ishte bërë mbrëmë vonë në fshatin Surif, në veri të Bregut Perëndimor, që është rajon me më se 200 mijë banorë palestinezë, ka njoftuar ushtria e Izraelit.

XS
SM
MD
LG