Ndërlidhjet

Eksplodim vdekjeprurës në qytetin kurd në veri të Sirisë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin Qamishli në Siri
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin Qamishli në Siri

Televizioni shtetëror i Sirisë raportoi sot se 22 vetë janë vrarë nga sulmi me makinë – bombë në qytetin e banuar me popullatë shumicë kurde, Qamishli, afër kufirit të Sirisë me Turqinë.

Observatori sirian për të drejta të njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se me këtë sulm është godiitur selia e administratës kurde në provincën Hasakeh, ku gjendet edhe qyteti Qamishli.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por grupi militant, Shteti Islamik, që lufton kundër milicive kurde dhe aletët e tyre në pjesën veriore të Sirisë, në të kaluarën i ka ndërmarrë disa sulme me bomba në hapësirat kurde në Siri.

XS
SM
MD
LG