Ndërlidhjet

Armeni: Personat e armatosur i kanë rrëmbyer mjekët


Policia speciale armene në Erevan e ka bllokuar rrugën për në stacionin e policisë ku gjenden personat e armatosur
Policia speciale armene në Erevan e ka bllokuar rrugën për në stacionin e policisë ku gjenden personat e armatosur

Policia e Armenisë thotë se personat e armatosur pro opozitës, që janë në gjendje të konfliktit të tensionuar me forcat e sigurisë në kryeqytetin Erevan, i kanë rrëmbyer katër mjekë.

Zëdhënësi i policisë, Ashot Aharonian, tha sot se ekipi mjekësor ishte mbajtur pasi kishte hyrë në stacionin e policisë, që është okupuar nga sulmuesit e armatosur para 10 ditësh. Punonjësit shëndetësorë kishin ardhur për t’i ndihmuar dy persona të plagosur nga të shtënat gjatë natës me policinë. Pas këtyre përleshjeve, dy sulmues dhe një polic janë dërguar në spital.

Aharonian ka shkruar në rrjetin Facebook se mjekët “kishin hyrë në territorin e okupuar për t’i ndihmuar dy anëtarë të grupit të armatosur, që kishin refuzuar të shkojnë në spital”.

Sipas tij, po zhvillohen negociata për sigurimin e mjekëve të rrëmbyer.

Personat e armatosur, mbështetës të liderit të burgosur opozitar, Zhirayr Sefilian, e kanë shkatërruar selinë e policës rajonale më 17 korrik, duke e vrarë një oficer dhe duke i rrëmbyer disa persona.

Të gjithë të rrëmbyerit janë liruar më 23 korrik, por personat e armatosur mbesin të bllokuar brenda ndërtesës, e cila është rrethaur nga forcat policore.

Personat e armatosur kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisian, dhe lirimin e politikanit Sefilian, i cili ishte arrestuar së bashku me gjashtë mbështetës të tij më 20 qershor, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

XS
SM
MD
LG