Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Dhjetëra të vrarë në sulmin me bombë të IS-it


Pamje pas sulmit të sotëm në Qamishli të Sirisë

Pamje pas sulmit të sotëm në Qamishli të Sirisë

Së paku 44 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë në qytetin Qamishli, i banuar kryesisht me popullatë kurde, në pjesën veriore të Sirisë, kanë raportuar mediat lokale.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur sot afër kufirit të Sirisë me Turqinë.

Banorët lokalë thanë se një kamion i mbushur me eksploziv kishte shpërthyer në pjesën perëndimore të qytetit, duke vrarë dhe plagosur shumë civilë.

Disa raporte thonë se kishte pasur edhe eksplodim të dytë.

Agjencia e lajmeve SANA ka raportuar se eksplodimi ka shkaktuar dëme masive në këtë hapësirë dhe ekipet e shpëtimit po punoni për t’i gjetur viktimat e bllokuara nën gërmadha.

Shpërthimi i sotëm paraqet sulmin më vdekjeprurës në qytetin Qamishli, prej fillimit të luftës civile në Siri.

XS
SM
MD
LG