Ndërlidhjet

Trump thirrje Rusisë t’ia gjej emailat Clintonit


Kandidati republikan për president, Donald Trump
Kandidati republikan për president, Donald Trump

Donald Trump, kandidati republikan për presidencën amerikane i ka kërkuar Rusisë që t’i gjej 30 mijë komunikimet elektronike të fshira nga adresa private që rivalja demokrate e ka përdorur sa ka qenë Sekretare amerikane e Shtetit.

Duke folur para gazetarëve në Miami më 27 korrik, Trump ka thënë: Rusi, nëse po dëgjon, shpresoj të jeni në gjendje të gjeni 30 mijë emailat që janë askund”.

Gjatë ditës, presidenti Barack Obama ka thënë se është e mundshme që Rusia qëndron prapa rrjedhjes së mijëra komunikimeve të brendshme të partisë demokrate me qëllim që të ndihmojë fushatën e Trump.

Trump në anën tjetër ka refuzuar të dënojë veprimet ruse apo çfarëdo shteti tjetër që bëjnë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Trump akuzohet rregullisht nga demokratët se ka lidhje të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG