Ndërlidhjet

Atentatori i ish presidentit amerikan do të lirohet 


Presidenti i ndjerë amerikan, Reagan dhe zonja e parë, Nancy Reagan gjatë paradës inaguruese më 1981
Presidenti i ndjerë amerikan, Reagan dhe zonja e parë, Nancy Reagan gjatë paradës inaguruese më 1981

John Hinckley Jr., i cili e kishte plagosur presidentin tash të ndjerë amerikan, Ronald Reagan dhe tre personave të tjerë, do të lihet i lirë nga një spital psikiatrik që të jetojë me nënen e tij, raportojnë mediat amerikane vendimin e një gjykatësi federal.

Përpjekja e dështuar për të vrarë Reagan është bërë në vitin 1981.

Gjykatësi, Paul Friedman ka thënë se 61 vjeçari, Hinckley, i cili në procesin gjyqësor në vitin 1982 për atentatin ndaj Reagan ishte shpallur i pafajshëm për shkak të gjendjes së tij mendore, nuk paraqet më rrezik për vetën apo të tjerët.

Friedman ka thënë se ai mund të lirohet nga spitali qeveritar në Uashington nga 5 gushti.

Krahas presidentit Reagan, ai ka plagosur edhe sekretarit për media të presidentit, James Brady, një polic dhe një agjent të shërbimit sekret.

Hinkcley e kishte kryer atentatin pasi ishte i obsesionuar me aktoren Jodie Foster, me të cilen ishte dashuruar pasi e ka parë filmin e saj, “Taxi Driver”.

Atentati është kryer me idenë se kështu do e impresiononte aktoren Foster.

XS
SM
MD
LG