Ndërlidhjet

logo-print

Koreja Veriore akuzon SHBA-të për luftënxitje


Fotografi arkivi e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un

Fotografi arkivi e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un

Zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka akuzuar Uashingtonin për provokim të tensioneve duke e vendosur liderin e shtetit komunist në listën e individëve të sanksionuar.

Në një intervistë për Associated Press më 28 korrik, Han Song Ryol, Drejtori Gjeneral i departamentit për çështjet që kanë të bëjnë me SHBA-të në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë se veprimet e fundit të Amerikës janë luftë nxitëse për Gadishullin korean.

Han gjithashtu ka paralajmëruar se ushtrimet e planifikuara ushtarake në mes të SHBA-ve dhe Koresë Jugore që pritet të mbahen muajin e ardhshëm mund të çojnë deri të konfrontime të ashpra.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja Jugore rregullisht mbajnë ushtrime ushtarake të përbashkëta. Han ka thënë se natyra e ushtrimeve është bërë hapur agresive pasi tani raportohet se ato përfshijnë trajnime që janë të përcaktuara për të trajnuar trupat që të okupojnë kryeqytetin e Koresë së Vëeriut dhe të vrasin liderët kryesor të saj.

Han ka thënë se vendimi i Uashingtonit për të vendosur liderin e Koresë komuniste, Kim në listën e personave të sanksionuar është pika e fundit e këtij plani.

Uashingtoni ka sanksionuar Kim së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë të regjimit të ashpër më 6 korrik, duke i akuzuar ata se janë të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë vrasjet pa proces gjyësor, punë të detyrueshme dhe tortura.

XS
SM
MD
LG