Ndërlidhjet

logo-print

Bie për 40% numri i vizitorëve në Turqi


Ilustrim

Ilustrim

Numri i të huajve që kanë vizituar Turqinë ka rënë mbi 40 për qind në qershor, në nivelet më të ulëta këtë vit, përderisa ndikimi i sulmeve dhe tensionet paraprake me Rusinë shkaktuan rrënimin e industrisë së turizmit, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Statistikat e fundit, të publikuara sot, nuk marrin parasysh sulmin e 28 qershorit në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, apo tentimin për grusht shtet të 15 korrikut, të cilat me gjasë kanë ndikuar edhe më shumë në largimin e turistëve.

Kjo rënie mund t’i brengos shumë njerëz që janë të punësuar në industrinë e turizmit në Turqi, pasi qershori zakonisht është muaji i fillimit të sezonës së verës.

Vitin e kaluar, kjo industri solli rreth 35 miliardë dollarë të ardhura në Turqi.

Rreth 2.43 milionë të huaj vizituan Turqinë në muajin qershor, një rënie prej 40.86 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2015, ka njoftuar Ministria turke e Turizmit.

Ardhjet nga Rusia kanë rënë në muajin qershor të këtij vitit për 93 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i turistëve nga Rusia ka rënë për 87.36 për qind pjesën e parë të këtij viti.

XS
SM
MD
LG