Ndërlidhjet

logo-print

Merkel nuk i ndërron politikat për refugjatët


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja Angela Merkel ka dënuar rëndë sulmet e fundit në Gjermani, por ka refuzuar thirrjet për të tërhequr qëndrimin e saj mikpritës ndaj refugjatëve.

Merkel u tha sot gazetarëve se terroristët duan ta ulin gatishmërinë e Gjermanisë për të “pranuar njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”.

“Ata shohin urrejtje dhe frikë ndërmjet kulturave dhe religjioneve. Ne qëndrojmë me vendosmëri kundër kësaj”, ka thënë Merkel.

Gjermania ka përjetuar katër sulme të dhunshme brenda një jave: një sulm me hanxhar nga një azilkërkues afgan, një sulm me armë nga një shtetas gjermano-iranian, një sulm me thikë nga një refugjat sirian, dhe një sulm vetëvrasës me bombë nga një migrant tjetër sirian.

Sulmi la 13 të vrarë, përfshirë tre nga sulmuesit, dhe dhjetëra të lënduar.

Merkel tha se sulmet ishin “shokuese, shtypëse dhe depresive”, por ato nuk ishin një shenjë që autoritetet kanë humbur kontrollin e tyre.

Qeveria e Merkel po kritikohet për politikat e saj, pas hapjes së kufijve të Gjermanisë për rreth 1 milion migrantë në vitin 2015, shumica prej të cilëve vinin nga Siria, Afganistani dhe Iraku.



XS
SM
MD
LG