Ndërlidhjet

logo-print

Përfundojnë gërmimet në Kampusin e UP-së – nuk ka varrezë


Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Gërmimet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës në kërkim të varrezës masive, kanë përfunduar të enjten pasdite, por nuk janë gjetur gjurmë të saj, tha për Radion Evropa e Lirë Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit qeveritar për persona të pagjetur.

Gërmimet filluan më 13 korrik dhe pas hetimit të dy lokacioneve në afërsi të Kishës Ortodokse në Kampusin e UP-së, u ndërprenë deri sa nuk u krijuan kushtet për një hetim të lokacionit të tretë. Pika e tretë që ndodhej prapa Rektoratit të Universitetit filloi të gërmohej të mërkurën dhe ditën e enjte, por as në këtë vend nuk u gjetën shenja të një varreze.

Gërmimet në kapmusin e Universitetit të Prishtinës filluan me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas mbledhjes së informacioneve nga dëshmitarë që jetojnë në banesat e afërta dhe që autoriteteve u thanë se mund të ketë varrezë masive.

Dyshohej për viktima të përkatësisë shqiptare.

Janë dhe mbi 1,600 persona që konsiderohen të pagjetur që prej përfundimit të luftës në Kosovë.

XS
SM
MD
LG