Ndërlidhjet

Italia paralajmëron migrantët për rreziqet


Migrantët duke arritur në Itali
Migrantët duke arritur në Itali

Italia ka nisur sot një fushatë në internet, TV , radio dhe rrjete sociale për t’i paralajmëruar migrantët afrikanë për rreziqet me të cilat mund të përballen nëse provojnë të arrijnë në Evropë.

Fushata që ka kushtuar 1.5 milion euro ka për target 15 vende në Afrikën Veriore dhe Perëndimore, të cilat kanë qenë burime të mëdha të valës së migracionit.

Kjo fushatë ka përfshirë migrantë që kujtojnë vuajtjet e tyre, pasi u kanë besuar kontrabanduesve për ta kaluar Mesdheun.

Ministri i Brendshëm Italian, Angelino Alfanok, i cili prezantoi projektin bashkë me Zyrën Ndërkombëtare për Migrim, tha se një numër i madh i migrantëve u nisën për në Evropë “në kërkim të realizimit të ëndrrës, por përfunduan në ankth”.

Ai rikujtoi rastet e dhunimit të grave para burrave të tyre në Libi, ose përjetimet e njerëzve që i kanë parë më të dashurit e tyre duke vdekur nga etja në shkretëtirë apo duke u fundosur në det.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Ministria e Brendshme në fillim të korrikut, rreth 71 mijë njerëz kanë shkelur në Itali nga janari në qershor të këtij viti. Në vitin 2015, numri i përgjithshëm i migrantëve në vend ishte 153 mijë.





XS
SM
MD
LG