Ndërlidhjet

Turqia i kërkon Gjermanisë ekstradimin e përkrahësve të Gulenit


Arkiv - Presidenti i Turqise, Rexhep Erdogan dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel

Arkiv - Presidenti i Turqise, Rexhep Erdogan dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka kërkuar sot që Berlini të ekstradojë përkrahësit e supozuar të klerikut mysliman turk, Fetullah Gulen, të cilët jetojnë në Gjermani, gjë që mund të tendosë edhe më tej marrëdhëniet e tensionuara, raporton agjencia e lajmeve, DPA.

Turqia e fajëson Gulenin, klerikun turk që jeton në ekzil në Pensilvani të SHBA-ve, për grusht shtetin e dështuar të para dy javëve, ku mbetën të vrarë më shumë se 260 njerëz.

Cavusoglu pretendon se prokurorë dhe gjykatës që janë pjesë e lëvizjes së Gulenit janë aktualisht në Gjermani, ku ndodhet një numër i madh i komunitetit turk.

Gjermania “do të veprojë në bazë të rregullit dhe ligjit”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke iu përgjigjur kërkesës së ministrit të Jashtëm turk.

XS
SM
MD
LG