Ndërlidhjet

Sanders bën thirrje për unitet


Ilustrim
Ilustrim

Bernie Sanders u ka thënë sot delegatëve në Virxhinian Perëndimore se dëshira e tyre për ndryshime politike nuk duhet të ndalet pasi të rreshtohen prapa Hillary Clinton për ta mposhtur Donald Trumpin.

Sanders tha se “dita e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme, e po ashtu edhe dita pas zgjedhjeve. Dhe nëse ne mendojmë se nuk është, atëherë e kemi gabim”, ka treguar për fjalimin e Sanders Joe Jividen, një delegat i Sanders që tash e mbështet Clinton.

Po ashtu edhe Justin Click, një delegat i Sanders, që tash e mbështet Clinton, tha se pas tri ditësh të Konventës, Bernie me të vërtetë e ka përçuar mesazhin se njerëzit e tij tashmë janë fitues.

XS
SM
MD
LG